Arsenali dhe Chelsea kërkojnë kualifikimin tutje në Ligën e Evropës

Futboll

Arsenali dhe Chelsea kërkojnë kualifikimin tutje në Ligën e Evropës

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:05
Arsenali dhe Chelsea

Sonte zhvillohet xhiroja e katërt e fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Skuadrat pjesëmarrëse në edicionin e dhjetë të Ligës së Evropës bëhen gati për të filluar gjysmën e dytë, përsa i përket fazës së grupeve, praktikisht sfidat e kthimit të këtij raundi dhe është e kuptueshme që ekipe si Zurich, Salzburg, Dinamo Zagreb, Arsenal, Eintracht Frankfurt dhe Chelsea janë vërtet shumë pranë kualifikimit për në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, teksa kryesojnë në grupet respektive me pikë të plota.

Topçinjtë sonte presin në Emirates skuadrën e Sportingut dhe çdo rezultat pos humbjes do t’i kualifikonte ata tutje.

E njëjta situatë edhe për Chelsea, por “Blutë”, do të ballafaqohen me ekipin bjellorus BATE Borisov.

Ndërkohë situata më e paqartë mbetet për Milanin, i cili para dy javësh u mposht u nga Real Betis në San Siro dhe sonte udhëton drejt Spanjës me qëllim që t’i hakmerret ekipit bask. Kujtojmë se për ekipin e Gennaro Gattusos mungon Gonzalo Higuain i cili është i lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat