Ylli portugez i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo ka qenë vendimtar në disa prej ndeshjeve të italianëve në këtë sezon. Ai ka shënuar 7 gola në kampionat dhe 1 në Champions si dhe ka asistuar plot 6 herë për shokët e skuadrës.
Gjithsesi portugezi është i destinuar për të prishur mallkimin në ndeshjen ndaj Milanit në “San Siro”. Ai ka luajtur plot 480 minuta në atë stadium dhe nuk ka shënuar ende.
Portugezi kërkon të lërë firmën e tij në një presj stadiumeve më historik në botë dhe kjo shërben si një kërcënim për kuqezinjtë. Ndeshja do të luhet të dielën në orën 20:30.