Milani merr lajmin e mirë

Futboll

Milani merr lajmin e mirë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 15:54
Higuain

Milani merr lajmin e mirë, kthehet “ylli” i skuadrës për ndeshjen me Juventusin
Skuadra e Milanit tashmë mund të ndihet disi më e lehtësuar për ndeshjen me Juventusit. Kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Xhenaro Gatuzo për ndeshjen e fundjavës kundër bardhezinjve do u kthehet sulmuesi kryesor Gonzalo Higuain.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, Higuain është në Milanelo dhe po stërvitet me një ritëm të shpejtë për të qenë gati në fundjavë. Kujtojmë se Higuain u dëmtua në shpatull në ndeshjen e javës së shkuar që Milani zhvilloi përballë skuadrës së Udinezes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat