Rodrigez do të ishte një “as” i shtuar në skuadrën e Solarit

Futboll

Rodrigez do të ishte një “as” i shtuar në skuadrën e Solarit

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:41

James Rodrigez po del të jetë problemi i madh i Bayernit të Munihut këtë sezon. Anësori kolumbian vazhdon të jetë i pakënaqur me trajnerin Niko Kovaç, largimin e të cilit tashmë e ka kërkuar nga Bayern sipas asaj që bënin me dije mediat gjermane. Por, trajneri kroat, nuk po duket se është problemi i vetëm për ish lojtarin e Real Madrid.

‘Bild’ raporton se James ka pasur një përplasje të re në dhomat e zhveshjes, tani me Hasan Salihamixhiq. Kolumbiani i është bashkuar Bayernit sezonin e kaluar në një marrëveshje huazimi prej dy vitesh, por me situatën aktuale vështirë të besohet se ai do të transferohet përfundimisht te bavarezët.

Nga ana tjetër këtë mundësi është gati që ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë skuadra e Realit të Madridit. Dhe sipas asaj që bën me dije “Don Balon” kjo është një mundësi që po diskutohet tashmë. Duke parë edhe gjendjen jo të mirë me të cilën po përballej skuadra madrilene në këto kohë, Rodrigez ndoshta do të ishte një “as” i shtuar në skuadrën e Solarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat