Ylli i Man Unitedit: E refuzova Man Cityn për shkak të Mourinhos

Futboll

Ylli i Man Unitedit: E refuzova Man Cityn për shkak të Mourinhos

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:11
Ilustrim

Mesfushori brazilian i Manchester Unitedit, Fred, ka bërë të ditur se ai e kishte një ofertë nga Manchester City, mirëpo kishte vendosur të transferohej te rivalët e qytetit, “Djajtë e kuq”, për shkak të ndikimit të trajnerit Jose Mourinho.

Fred kishte qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të klubeve gjatë afatit kalimtar të verës dhe transferimi i tij në Manchester City ishte përfolur më së shumti, para se ai të vendoste për të ardhmen e tij.

Pep Guardiola e kishte identifikuar brazilianin si prioritet për të në janar, megjithatë gjatë atij afati kalimtar nuk ishte arritur asnjë marrëveshje. Më vonë, gjatë verës, përsëri ishte spekuluar se ai mund të transferohej në Manchester City, por Mourinho e bindi të vinte te Manchester Unitedi.

“Është e vërtetë, kisha marrë një ofertë nga ata [Manchester City] dhe madje kishte biseduar edhe me disa bashkëlojtarë të mi brazilian të cilët luajnë për Manchester Cityn. Ata tentuan të më bindin për t’iu bashkuar, por në fund nuk ndodhi kjo gjë”, ka thënë Fred.

“Pastaj erdhi vera dhe kisha përsëri disa oferta, përfshirë këtu edhe ofertën e Unitedit. Shumë shpejt vendosa që ky ishte klubi i duhur për mua. Mourinho është një nga trajnerët më profesionist dhe të gjithë lojtarët duan të luajnë me një fitues të tillë”.

“Jam duke mësuar shumë gjëra nga ai, kjo është e sigurt. Ai mund të jetë pak i rreptë, por kjo është pjesë e punës së tij. Ai është shumë miqësor dhe qesharak jashtë fushës, bën shaka me ne në zhveshtore. Jose ishte vendimtar në zgjedhjen time për t’u transferuar në Manchester United dhe jam mirënjohës për interesimin që ai e shfaqi për futbollin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat