Unitedi në bisedime me Jordi Alban

Futboll

Unitedi në bisedime me Jordi Alban

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:25
Alba duke festuar një gol së bashku me Messin (Getty Images)

Manchester Unitedi ka zhvilluar bisedime me agjentët e mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alba.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Unitedi tashmë ka hapur bisedimet për të nënshkruar me spanjollin Alba.

Ky medium mendon se Djajtë e Kuq kanë ‘bërë kontakte’ me përfaqësuesit e Albas.

Alba, 29 vjeç, ka të mbetura 18 muaj në kontratën e tij, por Barcelona ende nuk ka gjetur rinovimin me reprezentuesin spanjoll.

Drejtuesit e Unitedi i kanë thënë agjentit të Albas, Vicente Fores, se ata do të dëshironin të siguronin nënshkrimin e klientit tij.

Kjo sepse trajneri Jose Mourinho është i pakënaqur me mundësitë e tij në krahun e majtë të mbrojtjes dhe e sheh lojtarin ideal.

Alba në të kaluarën ka luajtur te Valencia, teksa ka shprehur disa herë dëshirën për tu pensionuar te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat