Ferrari, me sytë nga titulli i Konstruktorëve

Futboll

Ferrari, me sytë nga titulli i Konstruktorëve

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Sebastian Vettel

Objektivi më i rëndësishëm, titulli i Pilotëve u sfumua dhe shkoi me meritë në favor të Lewis Hamilton, por në kampin e Ferrarit nuk e kanë humbur shpresën se mund të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit, të paktën në garën për Konstruktorë.

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen ende nuk i kanë dorëzuar armët dhe synojnë të çojnë Ferrarin më lart në renditjen e pikëve sesa Mercedesi. Kjo u kuptua qartë në vigjiljen e Çmimit të Madh të Brazilit.

“Duhet të rikthehemi sa më shpejt te fitorja, pasi në këtë pikë të sezonit gjëja më e rëndësishme për skuadrën dhe për ne është titulli i Konstruktorëve. Për këtë jemi këtu. Nuk është ende momenti që të nxjerrim konkluzionet e kampionatit, pasi kemi ende dy gara ku duhet të përqendrohemi. Do të ishte koha e gabuar. Duhet të fitojmë këtu në Brazil dhe në Abu Dabi”, tha Sebastian Vettel.

Pas një sezoni ku humbi sërish duelin me Lewis Hamilton, por e përgëzoi si një kampion të vërtetë, tani piloti gjerman shpreson që të sjellë pikët e duhura në renditje për të çuar titullin në Maranello. Mercedesi kryeson Botërorin me 585 pikë, ndërsa Ferrari ka 530 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat