Dzeko pushon kundër Sampdorias?

Futboll

Dzeko pushon kundër Sampdorias?

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Edin Dzeko

Roma raportohet se mund ta pushojë Edin Dzekon kundër Sampdorias, për ti dhënë mundësi Patrik Schickut që të luajë

Sulmuesi ka luajtur më së shumti minuta se të tjerët për Giallorossi këtë sezon, por ka shënuar vetëm dy gola në Serie A.

Në ndeshjet e fundsit sulmuesi është dukur i lodhur dhe nuk duhet ende se a do të luaj ai për Bosnjën në Ligën e Kombeve.

Siç raporton, Gazzetta dello Sport, trajneri Eusebio Di Francesco mund ti jep një mundësi Schickut për t’u paraqitur që nga minuta e parë.

Çeku ka shënuar tri gola në 27 ndeshje prej që u transferuar për shumë para nga Sampdoria në verën e vitit 2017.

Dzeko ka startuar më shumë se ai derisa është parë duke luajtur edhe në krah, por të dielën në mbrëmje atij mund ti jepet mundësia të luaj në qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat