Nuk po luan te Roma, Schick mendon largimin

Futboll

Nuk po luan te Roma, Schick mendon largimin

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 14:06
Patrick Schick

Pas shumë ndryshimeve në afatin kalimtar të verës, Roma po tregon luhatje në paraqitjet e saj në Serie A.

Një nga lojtarët që po zhgënjen më shumë tifozët dhe drejtuesit është Patrick Schick i cili u ble për plot 42 milionë euro dhe në 26 ndeshje ka shënuar vetëm dy gola.

Monchi nuk mund të pranojë oferta për më pak seç ka kushtuar por një ofertë interesante prej 35 milionë euro duket se ka ardhur nga Premier Liga.

Për sulmuesin çek është Crystal Palace që dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar të janarit pasi ekipi ka shfaqur probleme me repartin e sulmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat