Kosova publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës

Futboll

Kosova publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:01
Challandes publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve kundër Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Mirlind Kryeziu. Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”,  derisa stërvitja e parë mbahet të martën.

Lista

Portierë: Samir Ujkani (Rizespor), Arijanet Muriç (Manchester City), Visar Bekaj (Prishtina), mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo Z.), Fidan Aliti (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Mouscron), Leart Paçarada (Sandhausen), Benjamin Kololli (Zurich), Mirlind Kryeziu (Zurich), Arbenit Xhemajli (Xamax), mesfushorë-sulmues: Hekuran Kryeziu (Zurich), Herolind Shala (IK Start), Idriz Voca (Luzern), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Lazio), Arbër Zeneli (Heerenveen), Milot Rashica (Werder), Edon Zhegrova (Genk), Lirim Kastrati (Lokomotiva Z), Bersant Celina (Swansea), Donis Avdijaj (Willem II), Vedat Muriqi (Rizespor) dhe Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat