Messi zgjedh zëvendësuesin e Dembeles

Futboll

Messi zgjedh zëvendësuesin e Dembeles

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:22
Messi zgjedh zëvendësuesin e Dembeles

Situata e Dembele te Barcelona është shumë e keqe. Francezi nuk ka pëlqimin e “liderëve” të ekipit dhe largimi i tij në verë mund të merret në konsideratë.

Klubi prej muajsh është në kërkim të një zëvendësuesi për francezin, me dy emra që kanë marrë edhe miratimin e Messit dhe të tjerëve: Salah dhe Eden Hazard. Kjo është ajo që shkruan “Don Balon”.

Ylli i Liverpoolit, njësoj si Coutinho dhe Luiz Suarez, nga e shkuara e tyre te “Të kuqtë”, nuk shihet si një kërcënim, përkundrazi, ardhja e Salah nuk do të ishte një kërcënim për uruguaianin, ndryshe nga ajo e Griezmann.

Egjiptiani, për më tepër, do të përshtatej në mënyrë të përsosur me ADN-n e Barçës dhe do të shmangte varësinë e ekipit te golat e Suarez dhe Messi-t. Në një situatë të ngjashme është edhe Eden Hazard, i cili është përfolur për një kalim te Real Madrid në kohën kur Zidane ishte në stolin e ekipit dhe mbetet një objektiv i madrilenëve.

Eden kërkon largimin nga Chelsea dhe e di që, në rastin e tij, duhet të ndodh ose tani ose kurrë. Megjithatë, ylli i Cjelsea nuk i jep përparësi Madridi-t. Përkundrazi. Largimi i Zidane, mungesa e projektit dhe mungesa e organizimit që ekziston në “Santiago Bernabeu nuk e bindin dhe e shtyjnë më shumë drejt Barcelona-s.

Hazard asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Messin dhe të luaj përkrah tij do të ishte një nder. Një treshe vdekjeprurëse, që do të zëvendësonte Dembele, i marrë për shifrën e 105 milionë eurove nga Borussia Dortmund në 2017, me francezin që do të kthehej në një nga dështimet më të mëdha në historinë e Barçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat