Flamurtari, provë karakteri për një Skënderbe pretendent

Futboll

Flamurtari, provë karakteri për një Skënderbe pretendent

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:49
Pamje nga një ndeshje

Kreu është një “kalë” që mund të ndërrojë çdo javë “kalorës”. Ndeshja me Laçin është për t’u harruar sa më shpejt, natyrisht pas analizës së detajuar se çfarë nuk funksionoi. Koha nuk premton, këtë të diel është përballë Flamurtari dhe Skënderbeu duhet të japë një sinjal të fortë reagimi përballë një kundërshtari të shumëndier për tifozërinë dhe rivalitetin dhe të pasur në vlera.

Kampionët vijojnë përgatitjet në Korçë për kryendeshjen e kësaj fundjave, rikthehet në stadiumin ku fitoi titullin e fundit kampion Ilir Daja, por nostalgjia nuk bën pjesë në fjalorin e një sfide me shumë domëthenie për tifozët dhe ecurinë e kampionatit. Ndaj Laçit u pa një Skënderbe disi i fikur në energji fizike dhe mendore, ndaj Flamurtarit kërkohet tjetër shpirt gare, ai që ka siguruar deri më tani fitoren përballë gjithë kundërshtarëve të drejtpdrejtë, përfshi edhe atë në Vlorë në fazën e parë.

Shumë kampionë në gjirin e skuadrës nga eksperienca e tyre e dinë se vetia e një skuadre të madhe është ajo për t’u ringritur menjëherë pas çdo disfate, si faktori që bën dallimin, pikërisht atë që kërkon të bëjë Shehi dhe formacioni i tij, për t’i dhënë një mesazh të fortë kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat