Sterling nënshkruan kontratën e re me Man City

Futboll

Sterling nënshkruan kontratën e re me Man City

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 21:21
Raheem Sterling

Përkundër zërave që e lidhnin me Real Madrid, Raheem Sterling ka vazhduar kontratën me skuadrën aktuale, Manchester City.

Ylli anglez do të jetë në “Etihad” të paktën deri në vitin 2023, shkruan “Goal”.

23 vjeçari me kontratën e re do të fitoj rreth 300 000 euro në javë.

“Jam shumë i kënaqur. Zhvillimi im si lojtar tek Manchester City ka qenë i jashtëzakonshëm. Që nga minuta e parë kur erdha këtu e dija se ishte zgjedhja e duhur” ka thënë Sterling në një prononcim të tij.

Duket se tashmë Real Madrid ka humbur “garën” për shërbimet e anësorit të “Citizens”, i cili njëkohësisht është edhe reprezentues i Kombëtares së Anglisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat