Dortmund-Bayern, “Der Klassiker” në shifra dhe fakte

Futboll

Dortmund-Bayern, “Der Klassiker” në shifra dhe fakte

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 07:24
Dortmund-Bayern

Me 7 fitore dhe 3 barazime në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit, Dortmund-i i pamposhtur do të paraqitet (e shtunë 18:30) në “Der Klassiker” kundër Bayern Munich si kryesuese e Bundesliga-s.

Gjithsesi, ata kanë pësuar humbjen e parë të sezonti në mesjavë pasi u mposhtën 2-0 në fushën e Atletico Madrid, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Champions League. Ajo ka qenë edhe ndeshja e parë e këtij sezoni ku verdhezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë.

Borussia, në fakt, është skuadra që ka shënuar më shumë në kampionatin gjerman (30 gola) dhe ka një mesatare 3 realizime për ndeshje. Për më tepër, pesë nga shtatë fitoret e marra deri tani nga ata kanë ardhur me dy ose më shumë gola diferencë.

Si rrallë herë, Bayern Munich do të paraqitet në këtë ndeshje në vendin e tretë të renditjes. Bavarezët kanë bërë fillimin më të keq të kampionatit në shtatë sezonet e fundit (6 fitore, 2 barazime, 2 humbje) dhe qëndrojnë katër pikë larg verdhezinjve në renditje.

Gjithsesi, ata janë skuadra më e mirë e kampionatit në transfertë, me 12 pikë të marra në pesë ndeshjet e luajtura deri tani. Ata kanë shënuar dy ose më shumë gola në shtatë nga nëntë transfertat e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet.

Kjo do të jetë “Der Klassiker” numër 98-të dhe Bayern ka dominuar takimet e zhvilluara në vitet e fundit, duke fituar katër nga gjashtë ndeshjet e luajtura në kampionat (4 fitore, 1 barazim, 1 humbje), duke përfshirë këtu edhe një fitore 6-0 të marrë kundër Dortmund marsin e kaluar. Katër nga ato gjashtë ndeshje kanë sjellë mbi 2.5 gola për ndeshje.

Protagonistët e mundshëm
Me dy gola në tri ndeshjet e mëparshme dhe tetë në 21 takimet e luajtura në karrierën e tij kundër Bayern, Marco Reus mund të jetë çelësi i suksesit për vendasit në këtë përballje. Ashtu siç mund të jetë ish-ylli i verdhezinjve, Robert Lewandowski, që ka shënuar 12 gola në 15 ndeshjet e fundit të luajtura kundër tyre.

Statistika
– Borussia Dortmund ka shënuar dy ose më shumë gola në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi.
– Bayern ka fituar pjesët e para në të gjashtë fitoret që ka marrë në kampionat deri tani.
– Në 6 përballjet e mëparshme mes këtyre dy skuadrave janë dhënë 26 kartonë të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat