Ylli brazilian kishte kërkuar ndihmë para se të vritej: Ju lutem të më ndihmojë dikush, s’dua të vdes

Futboll

Ylli brazilian kishte kërkuar ndihmë para se të vritej: Ju lutem të më ndihmojë dikush, s’dua të vdes

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 09:49
Daniel Correa

Mediat braziliani i kanë zbardhur deklaratat e njërit prej dëshmitarëve të bëra mëngjesin e 27 tetorit në polici për ngjarjen e rëndë të vrasjes së ish-futbollistit të Sao Paulos, Daniel Correa.

Correa u gjet me kokë të hequr dhe organe gjenitale të prera në një zonë malore, pas një ahengu në ditëlindjen e vajzës së biznesmenit Edison Brittes, në të cilin ishte prezent.

Një ditë pas vrasjes së tij, dëshmitari i dytë kishte thënë se familja Brittes e kishte kontaktuar atë duke i kërkuar që ajo ta jepte versionin e njëjtë të ngjarjeve me atë të Edisonit, të të dyshuarit kryesor, në polici.

 Ajo kishte thënë se nuk e kishte dëgjuar Cristianën, bashkëshorten e Edisonit, apo Allanën, bijën e tyre, duke i kërkuar Edisonit ta ndalë sulmin ndaj Daniel Correas.

Dëshmitarja ka thënë se e ka dëgjuar Danielin duke kërkuar ndihmë.

“Dikush të më ndihmojë, nuk dua të vdes. Ndihmë!”, thuhet të këtë bërtitur Correa teksa ishte tërhequr zvarrë nga shtëpia.

I dyshuari Edison Brittes Junior, bashkëshortja e tij Cristiana dhe vajza e tyre Allana janë arrestuar nën dyshimin se e kanë vrarë Correan. Futbollisti ishte ftuar në ditëlindjen e 18-të të Allanës dhe ishte, sipas policië, befasuar në shtrat me bashkëshorten e Brittes vonë atë natë.

Brittes ka pohuar për një televizion brazilian se Correa kishte tentuar ta dhunonte bashkëshorten e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat