Strakosha në formacionin e javës në Ligën e Evropës

Futboll

Strakosha në formacionin e javës në Ligën e Evropës

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 14:04
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha po vazhdon me formën e tij të mrekullueshme.

Portieri shqiptar ka qenë fantastik në fitoren e Lazios 2-1 ndaj Olympique Marseille në Ligën e Evropës.

Falë dy pritjeve të tij të jashtëzakonshme, Lazio arriti të marrë tri pikët e plota dhe të siguroj kalimin nga grupi.

E paraqitjen e tij e ka vlerësuar lartë gazeta prestigjioze franceze France Football.

E përditshmja franceze e ka përfshirë Strakoshën në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Evropës.

“Strakosha kontribuoi shumë në fitoren e Lazios 2-1 përballë Marseilles në Olimpico”.

“Portieri shqiptar bëri dy pritje të shkëlqyeshme, fillimisht në minutën e gjashtë përballë Sakait dhe në fund arriti ta ndal goditjen e Nije për t’i siguruar pikët e plota Lazios”, thuhet në përshkrimin nga France Football.

Në ndeshjen e ardhshme, Lazio përsëri do të luaj në shtëpi ku kësaj radhe pret Eintracht Frankfurtin.

Formacioni i javës në Ligën e Evropës:

Strakosha, Coates, Mevlja, Tierney, Tsygankov, Gacinovic, Lo Celso, Valbuena, Fortounis, Minamino, Immobile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat