Sonte nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja finale Boca Juniors – River Plate në kuadër të ‘Copa Libertadores’.
Është hera e parë që dy këto dy ekipe përballen në finalen e ‘Copa Libertadores’. Ndeshja që luhet për të fituar nderin e qytetit.
Nga shumë njerëz po konsiderohet ndeshja e shekullit.
Kjo ndeshje do të transmetohet në mbi 100 vende të botës. Mbi 1000 gazetarë do të jenë prezent për të shikuar ndeshjen e shekullit.
Bileta më e shtrenjtë ka shkuar deri në 35000 euro. Kërkesat për të marrë një biletë ishin aq të mëdha sa që e detyruan presidentin e River Plate të vendoste në foto të profilit në WhatsApp një fotografi me mbishkrimin “NUK KAM BILETA”.
Formati i finales “Copa Libertadores” është me dy ndeshje. Fillimisht vendas do të jetë Boca Juniors, kurse në ndeshjen e dytë River Plate do të jetë vendas.
Dy ndeshjet do të luhen në stadiumin e qytetit “La Bombonera.