Lojtarët e Real Madrid duan të “heqin qafe” Gareth Bale

Futboll

Lojtarët e Real Madrid duan të “heqin qafe” Gareth Bale

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:58
Gareth Bale

Manchester United është duke përgatitur një ofertë 100 mln euro për Gareth Bale pas pretendimeve se shokët e ekipi te Real Madrid duan ta largojnë nga klubi.

Ylli uellsian është përfolur për një rikthim në Angli që prej largimit nga Tottenham më 2013.

Gazetari i mirënjohur spanjoll Eduardo India, duke folur për emisionin El Chiringuito, ka pretenduar se lojtarët kryesorë të skuadrës, duke përfshirë Sergio Ramos, janë ankuar te presidenti Florentino Perez për influencën negative të Bale.

Mesfushori 29-vjeçar është fërshëllyer nga tifozët gjatë ndeshjes ndaj Valladlid të shtunën e kaluar.

Zëvendësimi i Bale me Vinicius Junior solli fitoren 2-0 të ekipit. Pas fitores, Real ndodhet në vend të gjashtë të renditjes së La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat