Mbappe jep mendimin e tij për shanset e Messit dhe Ronaldos për Topin e Artë

Futboll

Mbappe jep mendimin e tij për shanset e Messit dhe Ronaldos për Topin e Artë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:02
Kylian Mbappe

Ylli i PSG, Kylian Mbappe, ka dhënë mendimin e tij të sinqertë sa i përket mundësisë së Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për “Topin e Artë”.

Ceremonia për “Topin e Artë” po afron, dhe këtë vit, krahasuar me 10 vitet e fundit, favoriti nuk dihet.

Lojtarë si Mbappe, Modric, Salah, Varane e shumë të tjerë, kanë hyrë në konkurrencë të denjë me dy të jashtëzakonshmit CR7 dhe Messi.

Mbappe së fundmi ka dhënë një mendim për dyshen dhe gjasat e tyre të fitojnë çmimin.

“Asnjëri nuk është në formë më të mirë se Messi dhe Ronaldo dhe nuk mund të themi se ka përfunduar epoka e tyre, sepse ajo mbaron kur dikush bën më mirë se ata” ka thënë Mbappe për “AFP”.

“Nuk besoj se ndonjëri do të fitojë çmimin sepse këtë vit ishte Kupa e Botës, dhe ky trofe luan shumë rol.  Por, nëse e shohim performancën individuale, ata janë më të mirët” ka përfunduar i riu francez.

Mbappe është duke shkëlqyer në Ligue 1 të Francës, duke u treguar i jashtëzakonshëm në fanellën e PSG. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat