Pezullohet “Superclasico” Boca Juniors-River Plate

Futboll

Pezullohet “Superclasico” Boca Juniors-River Plate

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:50
Boca Juniors dhe River Plate

Finalja e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate është pezulluar për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka rënë në Buenos Aires gjatë gjithë ditës.

Kryeqyteti argjentinas është bombarduar për gati 12 orë resht me një shi të tmerrshëm dhe si pasojë ndeshja është pezulluar.

Shtëpia e Boca-s, La Bombonera, është përmbytur nga moti i keq dhe në foto duket qarë se disa pjesë të fushës janë të paluajtshme.

Dy orë përpara ndeshjes ka ardhur konfirmimi zyrtar i CONMEBOL.

Sipas burimeve pranë klubit vendas, ndeshja është shtyrë për ditën e diel, në orën 20:00 me orën tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat