Mourinho do kishte preferuar lojtarin e Inter në vend të Sanchez

Futboll

Mourinho do kishte preferuar lojtarin e Inter në vend të Sanchez

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:54
Jose Mourinho

Është zbuluar se trajneri i Manchester United, Jose Mourinho do të kishte preferuar të firmoste me kroatin Ivan Perisic të Inter-it në vend të Alexis Sanchez.

Sipas “The Sun”, të cilët kanë ri-përpunuar një artikull të the Times, “Djajtë e Kuq” nuk ishin shumë të kënaqur me rrjedhjen e ngjarjeve sezonin e shkuar, diçka që çoi klubin të firmoste me Sanchez në dritaren e janarit.

Sipas raportimeve thuhet se Mourinho ka përdorur të gjitha fuqitë e tij për të afruar Perisic në ekip, dhe nisur nga dështimi për të nënshkruar me 29 vjeçarin, ata vijuan punën për ish-sulmuesin e Arsenalit, Sanchez.

Tifozët e United ndoshta mund të mërziten nga ky lajm, pasi Sanchez është larg pritshmërive që nga lëvizja e tij në fillim të 2018, që atëherë ka gjetur rrjetën vetëm disa herë duke mos dhuruar atë që pritej.

Duke pasur parasysh që Perisic ka pasur një çmim në verë rreth 48 milionë paund sipas The Sun, duket paksa e çuditshme që klubi ka zgjedhur Sanchez në vend të tij, duke pasur parasysh aftësitë e kroatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat