Lippi: Humbja e Juventus, një problem për… Milan-in

Futboll

Lippi: Humbja e Juventus, një problem për… Milan-in

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 00:32
Marcello Lippi

Shumë pak e njohin Juventusi-n ashtu si Marcello Lippi. Trajneri i fundit që ka arritur të fitojë Champions League me bardhezinjtë ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ku ka lavdëruar ekipin e Allegri-t pavarësisht humbjes kundër Manchester United, që mund të jetë një problem jo për ata vetë, por për kundërshtarin e ardhshëm, Milani-n.

“Manchester United pati shumë fat, – tha trajneri. – Janë mbrojtur për 85 minuta, mund të pësonin katër gola përmes traversës dhe rasteve të humbura, më pas shënuan me një goditje dënimi dhe më një aksion individual”.

“Në një ndeshje të tille mund të ndodhë gjithçka, por e shikoj Juventusi-n si favorite: është qartësisht më e fortë se rivalët e saj dhe besoj se kjo humbje më shumë se tek Juventus do të sjellë pasoja…tek Milan-i, sepse bardhezinjtë do të jenë shumë të nxehur, ndërsa kuqezinjve i mungojnë shumë lojtarë, prandaj do të jenë kompakt dhe do të shpresojnë tek Suso dhe Higuain”.

Më pas Lippi foli për dy trajnerët: “Gattuso nuk ka sjellë vetëm grinë te Milan-i, por edhe organizim të lojës. I ka të gjitha ato që duhet të ketë një trajner i guximshëm dhe i zoti, por Allegri është shumë i aftë”.

“Nuk është e lehtë të fitosh trofetë që ka fituar ai, edhe pse stërvit një skuadër shumë të fortë, ai arrin t’i lexojë mirë ndeshjet dhe është në gjendje t’i bëjë të gjithë të ndihen të rëndësishëm”, ka përfunduar Lippi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat