Dybala e zbulon: E dhimbshme të luaj kundër Higuainit, por kemi vendos bast...

Futboll

Dybala e zbulon: E dhimbshme të luaj kundër Higuainit, por kemi vendos bast...

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 07:43
Dybala dhe Higuain

Ditën e diel në “San Siro” do të luhet super ndeshja ndërmjet Milanit dhe Juventusit e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Për Higuainin do të jetë një përballje speciale pasi do të përballet me ish-skuadrën e tij.

Në një intervistë për mediat italiane, Dybala e pranoi se do të jetë e vështirë përballja me ish-shokun e skuadrës por zbuloi se ka vendosur një bast.

Çfarë i thatë njëri-tjetrit teksa folët? Keni vendosur ndonjë bast?

“Folëm në përgjithësi, bëmë disa batuta, së bashku me Duglas Costën, pasi të tre kishim lidhur një miqësi të fortë. Sigurisht që kemi vënë edhe një bast mes nesh, por përgjigjen do ta marrim të dielën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat