Gazetari francez i zbulon votat për Topin e Artë, Messi dhe Ronaldo jashtë top treshes

Futboll

Gazetari francez i zbulon votat për Topin e Artë, Messi dhe Ronaldo jashtë top treshes

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:24
Gazetari francez i zbulon votat për Topin e Artë, Messi dhe Ronaldo jashtë top treshes

Sipas gazetarit të Radio France International, Eruic Mamruth, top treshja e lojtarëve më të votuar për ta fituar Topin e Artë përbëhet nga Luka Modrici në pozitën e parë, Raphael Varane në të dytën dhe Kylian Mbappe pozicionohet i treti.

Tanimë janë grumbulluar gjysma e votave të gazetarëve dhe ekspertëve, vota e të cilëve e shpall fituesin e këtij çmimi që organizohet nga France Football. Pas gjysmës së votave, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbetur jashtë top treshes.

Për momentin, pretendenti kryesor për ta fituar këtë çmim është Luka Modrici, i cili edhe e ka fituar çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, në shtator. Ai kishte arritur ta fitojë me Real Madridin titullin e Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi.

Pastaj, ai arriti ta dërgojë Kombëtaren e Kroacisë, i së cilës ishte kapiten, deri në finale të Kupës së Botës në Rusi, për herë të parë në histori të këtij vendi. Në këtë turne, ai u shpall si lojtari më i mirë.

Kur në shtator e fitoi çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, ai u bë lojtari i parë përveç Messit dhe Ronaldon që arrin ta fitojë këtë titull në 10 vjetët e fundit. Dhe deri më tani, duket se këta dy të fundit nuk do të kenë mundësi të hakmerren as përmes çmimit “Topi i Artë”.

Fituesi i këtij çmimi do të bëhet i ditur në ceremoninë që do të mbahet më 3 dhjetor të këtij viti. 30 futbollistë janë të nominuar dhe France Football kanë vendosur që këtë vit të mos publikojnë lista më të ngushta të lojtarëve se kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat