Guardiola i lumtur me projektin e Man City

Futboll

Guardiola i lumtur me projektin e Man City

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:28
Pep Guardiola

Pep Guardiola është shprehur i lumtur me skuadrën e tij, në prag të derbit lokal të së dielës.

Ai tashmë beson se lojtarët janë adaptuar më në fund me filozofinë e tij të lojës dhe janë kthyer në një skuadër impresive.

Spanjolli ka thënë se është normale që skuadra ka pasur vështirësi në adoptimin me stilin e ri.

“Mendoj se të gjithë trajnerët kanë nevojë për kohë, jo vetëm unë” ka thënë Guardiola në konferencë për shtyp.

“Ne jemi shumë më mirë se vitin e parë, por kjo është normale. Mendoj se trajneri duhet vlerësuar skuadrën që ka pasur progres gjatë kohës. Kur ka përmirësime, ka shenja të mira” ka vazhduar Guardiola.

“Normalisht se ne mund të humbim ndonjëherë, ajo është pjesë e lojës, nuk është problem i madh” ka përfunduar strategu i “Citizens”.

Ndeshjen e radhës djelmoshat e Guardiolas e luajnë ndaj rivalit të qytetit, sot me fillim nga ora 17:30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat