Xhaka tregon temperamentin e shqiptarit në korridoret e stadiumit, kapet me gazetarët

Futboll

Xhaka tregon temperamentin e shqiptarit në korridoret e stadiumit, kapet me gazetarët

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:33
Taulant Xhaka

Gjigantët e Zvicrës e shohin veten në vendin e dytë dhe janë të pafuqishëm për të rivalizuar me Young Boys-at. Kryesuesit e kampionatit zviceran kanë 34 pikë, 11 më shumë se ekipi i Taulant Xhakës dhe një takim më pak. E shtuna ka qenë shumë e vështirë për Baselin, pasi humbi jashtë fushe me një rival direkt siç është Thun.

Skuadra e mesfushorit shqiptar u mposht 4-2. Xhaka luajti nga minuta e parë, por si mbrojtës qendre dhe Albian Ajeti ishte titullar. Takimi nisi mjaft mirë për miqtë që shënuan dy herë, një nga autorët e golave ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, Ajeti. Në pjesën e dytë u kthye dhe rezultatin dhe portieri Omlin u detyrua të nxirrte topin 4 herë nga rrjeta.

Skuadra e Baselit pretendon se në rezultatin e ndeshjes ndikuan dhe gjyqtarët e takimit që favorizuan vendasit. Kjo ka ngjallur shumë irritim te lojtarët. Pas ndeshjes, Taulant Xhaka dhe Fabian Frei kanë qenë shumë të nervozuar. Senatorët e Baselit kanë debatuar me gazetarët. Ata u janë drejtuar atyre: “Çfarë do të shkruani tani për Baselin? Çfarë do të shkruani?“. Është dashur ndërhyrja e një lojtari të tretë për të qetësuar situatën e nxehtë në korridoret e stadiumit të Thun-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat