Fernandinho: Ne jemi si fëmijë në shkollën e futbollit të Guardiolas

Futboll

Fernandinho: Ne jemi si fëmijë në shkollën e futbollit të Guardiolas

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:56
Fernandinho dhe Guardiola

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho, e ka krahasuar sistemin e Pep Guardiolës si të një prindi që e mëson fëmijën, duke thënë se ata janë si fëmijë duke e mësuar stilin e lojës të spanjollit.

Skuadra e Mourinhos do të përballet me Manchester Cityn sot në orën 17:30 në stadiumin Etihad, ndeshje kjo për të cilën është favorit Manchester City. Kjo fitore është mjaft e nevojshme për “Djajtë e kuq” të cilët nuk e kanë filluar edhe aq mirë sezonin e ri, transmeton Gazeta Express.

Manchester City e ka filluar këtë sezon në mënyrë pothuajse të përsosur, dhe tani pozicionohen në vendin e parë në tabelën e Premierligës, dy pikë larg rivalëve, Chelseat dhe Liverpoolit.

Skuadra e Guardiolës ka arritur të shënojë 18 gola në tri ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe ndeshjes e mesjavës në kuadër të Ligës së Kampionëve, kur e mposhtën me rezultat 6-0 Shakhtar Donetskin.

“Kur je prind, ti flet me të bijën apo të birin për herë të parë, ata nuk të kuptojnë. Natyrisht, ti ke durim dhe vazhdon t’u flasësh derisa ata të arrijnë të të kuptojnë. U thua atyre: duhet ta bëni këtë, nuk duhet ta bëni këtë, dhe përderisa rriten, e kuptojnë këtë gjë”, ka thënë Guardiola.

“Dhe kur arrijnë të të kuptojnë, ata nuk janë më bebe, por janë duke u rritur. Kështu është edhe me Pepin. Në fillim nuk e kupton. Por, tanimë nuk është si në sezonin e parë kur ai erdhi dhe ne filluam t’i mësojmë idetë e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat