Legjenda e Man Unitedit e lavdëron Mourinhon për stilin e lojës

Futboll

Legjenda e Man Unitedit e lavdëron Mourinhon për stilin e lojës

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Jose Mourinho

Ish-qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, beson se skuadra e Jose Mourinhos ka dëshmuar gjatë ndeshjeve të fundit një ndryshim në mendësi, pasi që ka filluar të luajë futboll me stil më sulmues.

Skuadra e Mourinhos do të përballet me Manchester Cityn sot në orën 17:30 në stadiumin Etihad, ndeshje kjo për të cilën është favorit Manchester City. Kjo fitore është mjaft e nevojshme për “Djajtë e kuq” të cilët nuk e kanë filluar edhe aq mirë sezonin e ri.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk e ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që skuadra e tij hyn në këtë derbi nga pozita e shtatë, pasi që i kanë humbur tri ndeshje dhe janë ende katër pikë larg sigurimit të fazës së ardhshme të Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e kuq” i kanë arritur tri fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe do të shkojnë në Etihad me vetëbesim të shtuar pas fitores në fundjavë kundër Juventusit në stadiumin Allianz me rezultat 2-1, ndeshje kjo në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve.

Gjatë kohës kur Vidici ishte pjesë e skuadrës së “Djajve të kuq”, ata fitonin titull pas titulli nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, për më tepër me futboll të bukur dhe sulmues. Ndërsa tani, tifozët e klubit ankohen për stilin e lojës së Mourinhos.

“Si lojtar, si dikush që ka luajtur për këtë klub, dëshiroj t’i shoh ata shumë më afër titullit. Manchester Unitedit, në histori të tij, gjithmonë ka luajtur futboll të bukur dhe sulmues. Mendoj se në ndeshjet e fundit kam filluar të shoh një ndryshim pozitiv te Jose Mourinho, veçanërisht sa i përket formacioneve të ndeshjes”, ka thënë Vidic.

“Ai e zgjodhi Anthony Martialin, Marcus Rashfordin, Juan Matan në sulm. Kjo gjë nuk ka ndodhur shumë shpesh. Mendoj se mentaliteti i tyre nuk është për të luajtur futboll defansiv, por ata duhet të mendojnë më shumë si të shënojnë më shumë gola”.

“Ky është futbolli i bukur dhe sulmues i Manchester Unitedit, sidomos kur e ke një lojtar si Luke Shaw në krahun e majtë dhe një si Ashley Young në krahun e djathtë. Kjo është një qasje më sulmuese dhe më pëlqen që po e shoh këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat