Kupa Libertadores, ja kur do të luhet “Superclasico”

Futboll

Kupa Libertadores, ja kur do të luhet “Superclasico”

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:56
Stadiumi i Bocas

“Superclascio” mes Boca-River, ndeshja e parë e finales së Kupës Libertadores, do të luhet sot në orën 20:00.

Pas shtyrjes së djeshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë përmbytur Buenos Aires, Conmebol ka bërë të ditur se “pas inspektimit të bërë është arritur në përfundimin se ndeshja e parë e finales së Kupës Libertadores mund të zhvillohet në orën 16:00 (20:00 me orën tonë)”.

Në fillim, për shkak të motit të keq, është menduar që ndeshja të luhej më 17 nëntor gjatë ndërprerjes së kampionateve për ndeshjet e kombëtareve. Një datë që nuk pëlqehej nga FIFA, duke parë se lojtarët e dy skuadrave janë grumbulluar nga përfaqësueset respektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat