Barcelona kokulur, Betisi e gjunjëzoi në ‘Camp Nou’

Futboll

Barcelona kokulur, Betisi e gjunjëzoi në ‘Camp Nou’

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 18:07
Betisi e gjunjëzoi në ‘Camp Nou’

As laiku më i madh nuk ka pritur se Betis do të fiton me 4:3 në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës. As Lionel Messi nuk i ndihmoi Barcelonës, e cila tronditet para shikuesve të vet. Betisi tregoi lojë të madhe dhe bëri senzacion duke i shkaktuar humbje Barcelonës. Junior (20'), Joaquin (34'), Lo Celso (71') e Canales (83') janë trimat e fitores së Betisit, kurse Messi (67'-nga penalltia e 90+4’) dhe Vidal (79') realizuan për Barcelonën. Katalunasit kryesojnë me 24 pikë pas 12 jave në kampionatin spanjoll, kanë një më shumë se Atletico Madridi dhe Alaves, kurse Betis renditet në pozitën e 12-të me 16 pikë. Duhet theksuar se nga minuta e 81-të, Barcelona mbeti me një futbollist me pak, kur kroati Ivan Rakitiç u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat