Ronaldo bëhet “avokati i Djallit”: Kjo gjë nuk duhet bërë!

Futboll

Ronaldo bëhet “avokati i Djallit”: Kjo gjë nuk duhet bërë!

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 23:17
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka festuar fitoren e Juventus ndaj Milan, por shpreson që Gonzalo Higuain të mos dënohet pas kartonit të kuq.

Mario Mandzukic ka zhbllokuar rezultatin në fillim të ndeshjes, por ishte Ronaldo ai që vulosi fitoren pasi Higuain-it iu prit penalltia nga Szczesny.

“Jam shumë i lumtur, sidomos për skuadrën, sepse të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë,” shprehet CR7 për Sky Sport Italia.

“Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është e lehtë. Ishte një fitore e rëndësishme, sepse Napoli mposhti Genoa-n të shtunën dhe ne duhet të ruanim distancën.

“Tensioni i Higuain? I thashë të qetësohet, pasi po rrezikonte të dënohej për shumë ndeshje. Ai nuk bëri gjë, ai ishte i inatosur se po humbte lojën, kjo është kuptueshme dhe shpresoj të mos e dënojnë për shumë ndeshje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat