Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda arriti të shkëlqente në kampionat me skuadrën e Rangers duke shënuar dopietë. Shqiptari u zgjodh dhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Në një lidhje nga Londra për “Supersport” Grezda u shpreh:
“Të them të drejtën, është një ndjesi që të motivon ndryshe se kur luan në shtëpi janë 50 mijë shikues dhe kur shënon është një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një ndeshje ku besoj se kam fituar tifozët. E kam kaluar plotësisht dëmtimin dhe tani jam i lumtur. Mesazh urimi nga Panucci? Nuk kam marrë ndonjë mesazh nga Panucci. Kam marrë mesazh vetëm nga trajneri im personal. Njeri tjetër nuk më ka shkruar. Nesër ndoshta do me përgëzojnë”.
“Periudha e ambientimit ka përfunduar. Tani u bë 3 javë kohë. Jam ambientuar me jetën dhe futbollin skocez. Gerrard më përgëzoi shumë dhe më vlerësoi për punën që bëra, sepse u shpalla edhe lojtari i ndeshjes. Jam i lumtur që tani kam minutat e duhura në këmbë dhe vij në Kombëtare me një formë tjetër”.