Higuain deklarohet për kartonin e kuq dhe reagimin e gjyqtarit

Futboll

Higuain deklarohet për kartonin e kuq dhe reagimin e gjyqtarit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:19
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ka kërkuar falje për kartonin e kuq ndaj Juventusit mbrëmë.

Milani humbi ndaj Juventusit mbrëmë me rezultat 0 me 2, ndërsa Gonzalo Higuain u përjashtua nga loja në minutën e 84’.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se ai nuk është robot, por që sjellja e tij nuk ishte korrekte.

“Duhet tu kërkoj të falur bashkëlojtarëve, trajnerit, fansave dhe referit, i cili e di se çfarë i kam thënë”, ka thënë fillimisht Higuain, 

“Në të njëjtën kohë, referi duhet ta kuptoj emocionin në të cilin isha.

“Reagova në atë mënyrë, por që nuk duhet ta bëja, kështu u kërkoj falje fansave, bashkëlojtarëve dhe trajnerit”, ka shtuar më tej sulmuesi argjentinas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat