Ronaldo: I lumtur për golin ndaj Milanit, shpresoj mos ta dënojnë Higuainin

Futboll

Ronaldo: I lumtur për golin ndaj Milanit, shpresoj mos ta dënojnë Higuainin

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:54
Ronaldo

Sulmuesi portugez realizoi golin e dytë në fitoren e Juves.

Juventusi mposhti Milanin me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në San Siro të vlefshëm për javën e 12-të të Serie A.

Golat e Mario Mandzukiq dhe Cristiano Ronaldos i siguruan fitoren e tretë radhazi skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Në prononcimin pas ndeshjes për Sky Sport, CR7 ka deklaruar se ishte një fitore e vuajtur dhe se të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë. Nuk ka munguar as komenti për kartonin e kuq të Gonzalo Higuain.

“Jam shumë i lumtur, sidomos për skuadrën, sepse të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë”, tha Ronaldo.

“Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është e lehtë. Ishte një fitore e rëndësishme, sepse Napoli mposhti Genoan të shtunën dhe ne duhet të ruanim distancën”.

“Situata e Higuain? I thashë të qetësohet, pasi po rrezikonte të dënohej për shumë ndeshje. Ai nuk bëri gjë, ai ishte i inatosur se po humbte lojën, kjo është kuptueshme dhe shpresoj të mos e dënojnë për shumë ndeshje”, u shpreh portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat