Shqiptari referon ndeshjen Gjermani-Rusi

Futboll

Shqiptari referon ndeshjen Gjermani-Rusi

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:53
Treshja e gjyqtarëve, Zogaj i fundit djathtas

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, është caktuar për ndeshjen miqësore që zhvillohet me 15 nëntor (në orën 20.45) në Leipzig mes Gjermanisë dhe Rusisë. Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistentë  Bekim Zogaj  e Jean-Yves Wicht, që të tre nga Zvicra. Është një miqësore e mirëseardhur për gjermanët dhe rusët që të shohin formën e secilit lojtar, ndërsa për Zogajn është një sfidë e re dhe shumë domethënëse si gjyqtar.  Ndërkaq, me 19 nëntor (20.45) Gjermania para shikuesve të vet ndeshet Me Holandën, në sfidën e grupit 1 të Ligës së Kombeve, divizioni A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat