Feronikeli ngushton epërsinë me Prishtinën, Ferizaj në vend të parafundit

Futboll

Feronikeli ngushton epërsinë me Prishtinën, Ferizaj në vend të parafundit

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 15:23
Lojtarët e Feronikelit

Feronikeli nga Drenasi arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit të Kosovës. Skuadra nga Drenasi shënon fitore me rezultat 2:0 në duel me Ferizajn, në ndeshjen e fundit të javës së 15-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.  Gjithçka u vendos në 45 minutat e para, kur vendasit shënuan përmes Kastriot Rexhës në minutën e 15-të dhe Artur Maganit në atë të 34-tën.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij dhe për tri pikët e fituara, pas humbjes së javës së kaluar si vendas me 0:1 nga Prishtina, kurse Ferizaj u angazhua maksimalisht por assesi të kthehet me një pikë që i duhej më shumë se kurrë.

Feronikeli ngushton diferencën me pikë me Prishtinën. ‘Nikli’ është në vend të dytë me 35 pikë, ka një me pak se kryesuesi Prishtina dhe Ferizaj renditet në vend të parafundit përkatësisht të 11-të me 14 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat