Kurrë mos thuaj kurrë

Futboll

Kurrë mos thuaj kurrë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Antonio Conte

Antonio Conte nuk e mohon një rikthim në Serie A dhe pretendon se nuk ishte trajneri i duhur për Real Madrid.

“A e shoh veten në një stol të rëndësishëm së shpejti? Sot e shoh veten në shtëpi,” zbulon 49-vjeçari.

“Për momentin po karikoj bateritë, po shoh disa ndeshje dhe po ndjek disa kolegë.

“E ardhmja në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë. Jam italian, ndihem mirë këtu dhe do të kisha dëshirë të punoja, por pa përjashtuar një tjetër aventurë jashtë shtetit.

“Katër apo pesë ekipe mund të fitojë Champions League, dhe një nga ata është Juventus. Është një klub që ka marrë një strukturë shumë të rëndësishme.

“Po të kisha unë CR7? Nuk dua të mendoj për atë gjë. Jam shumë krenar për lojtarët që kam stërvitur tek Juve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat