Shkëmbi: Nuk dimë të menaxhojmë avantazhin

Futboll

Shkëmbi: Nuk dimë të menaxhojmë avantazhin

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:39
Shkëmbi: Nuk dimë të menaxhojmë avantazhin

Trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi e analizoi e kështu barazimin që regjistroi skuadra e tij në Selman Stërmasi ndaj Kukësit në mikrofonin e Supersport.

Pjesë e parë shumë e mirë. Pastaj vutë në pikëpyteje barazimin…

Na vunë në presion. Patjetër kërkuam që edhe pjesën e dytë ta fillonim si pjesën e parë. Nuk arritëm ta bënim. Ndonjëherë i kuptoj futbollistët. Rezultati 1 me 0 i bëri të ndihen më shumë seç duhen të sigurt mbrapa. Pastaj e pësuam. Kundër Kukësit nuk është rezultat i keq.

Dëmtimi i Latif, a iu penalizoi?

Nuk mendoj se na penalizoi. Të gjithë futbollistët stërviten për të luajtur. Duam që të rikthehet sa më shpejt Latifi. Na vjen keq për të. Por 22 futbollistët stërviten për të luajtur.

A është e përgatitur skuadra që të hyjë me mendimin e qartë për ta fituar ndeshjen?

Mendoj që Teuta është gjithmonë e përgatitur për të fituar ndeshjet. Ndaj Kukësit, Skënderbeut apo Partizanit. Se sa e arrijmë këtë e shikojmë pas ndeshjes dhe e diskutojmë.

Administrimi i rezultatit?

Duhet ta administronim më mirë rezultatin. Kemi disa futbollistë të rinj, jo me eksperiencën e duhur. Në fund të këtij rezultati jam i kënaqur. Edhe me futbollistët edhe me lojën e bërë.

Objektivat?

E kemi thënë që ne synojmë Kupat e Europës, por deri tani edhe pse kemi bërë mirë, llogaritë bëhen në fund dhe duhet të punojmë. Në këtë pushim do jemi në vendin e tretë, por duhet të punojmë më shumë për ta mbajtur këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat