Solari zyrtarisht trajner i Real Madridit

Futboll

Solari zyrtarisht trajner i Real Madridit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:42

Santiago Solari tani është edhe zyrtarisht trajner i ri i RealMadridit, duke i dhënë fund periudhës së tij si trajner i përkohshëm.
Argjentinasi u emërua trajner i përkohshëm para dy jave. Pas kësaj klubit iu desh të vendoste për të ardhmen e tij dhe tani e ka bërë pikërisht këtë, pas katërfitoreve nga katër ndeshje deri tani.
Pas fitores së Madridit mbrëmë ndaj Celta Vigos, drejtuesit e klubit i dërguan kontratën e re të Solarit në Federatën e Futbollit të Spanjës dhe e përditshmja spanjolle “MARCA” e ka konfirmuar këtë sot.
Solari e ka merituar të vazhdojë ta drejtojë skuadrën, pasi në katër ndeshjet e para, ka mposhtur Melillën, Real Valladolidin, Viktoria Plzenin dhe Celta Vigon, edhe pse është e vërtetë që klubi e kishte marrë vendimin para ndeshjes të dielën mbrëma.
Nën drejtimin e Solarit, Reali ka fituar katër ndeshje, nuk ka humbur asnjë dhe ka shënuar 15 gola, ndërsa ka pranuar vetëm dy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat