La Liga ndanë çmimet kryesore, Messi zgjidhet lojtari dhe golashënuesi i vitit

Futboll

La Liga ndanë çmimet kryesore, Messi zgjidhet lojtari dhe golashënuesi i vitit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:42
Messi rrëmbeu çmimin Pichichi për 34 golat e tij të shënuara, ndërsa gjithashtu iu nda edhe çmimi Di Stefano si lojtari më i mirë i vitit.

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka ndarë çmimet kryesore të vitit në La Liga, ku fjalën e fundit e ka thënë ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi.

Sot (e hënë) gjatë ditës janë ndarë çmimet për më të mirët e vitit në La Liga.

Ylli i Barcelonës, Messi, rrëmbeu dy çmime në organizimin e gazetës Marcapër sezonin 2017/18.

Messi rrëmbeu çmimin Pichichi për 34 golat e tij të shënuara, ndërsa gjithashtu iu nda edhe çmimi Di Stefano si lojtari më i mirë i vitit.

Trofeun Zamora për portierin më të mirë të sezonit e fitoi slloveni Jan Oblak, i cili mbylli sezonin me 22 gola të pranuara nga 37 ndeshje.

Trofeu Zarra për golashënuesin më të mirë spanjoll iu nda sulmuesit të Celta Vigos, Iago Aspas, i cili e përfundoi sezonin me 22 gola.

Marcelino Garcia fitoi Trofeun Miguel Munoz për arritjen e tij në sezonin 2017/18, pasi riktheu Valencian në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë.

Përveç këtyre trofeve, u ndanë edhe tjerë trofe për golin më të mirë, gjyqtari, talentin e shumë të tjerë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat