Skandaloze: Futbollisti i Liverpoolit kapet në bastore

Futboll

Skandaloze: Futbollisti i Liverpoolit kapet në bastore

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 20:33
Liverpool

Sulmuesi i Liverpoolit dhe Anglisë ka kohë deri të martën, më 20 nëntor për t’ju përgjigjur akuzave për thyerje të rregullave sportive pasi që është zënë duke luajtur bastore

Sulmuesi i Liverpoolit dhe Anglisë, Daniel Sturridge është akuzuar se ka thyer rregullat për bastë të Federatës së Futbollit të Anglisë.

Akuza lidhet me dy vepra të ndara, që janë bërë gjatë janarit të 2018, edhe pse këto ndeshje që ai dyshohet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Sturridge akuzohet se ka thyer rregullat të cilat ndalojnë lojtarët për të luajtur bastore në ndonjë ndeshje që do të vije.

Trupi qeverisës i futbollit anglez po ashtu ka thënë se 29 vjeçari mund të akuzohet edhe për thyrje të rregullave pasi që nuk ka jep informata të cilët përdoren në rastet e basteve.

Ai ka kohë që deri të martën më 20 nëntor ti përgjigjet këtyre akuzave.

Edhe pse Sturridge ishte nën kontratë me Liverpool në këtë kohë, por ai i ishte bashkuar West Bromwich Albion në huazim gjatë tërë sezonit 2017-18 nga 29 janari e tutje.

Ai e kaloi shumicën e sezonit të kaluar jashtë fushe, duke bërë vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat para se të kthehet në gjendje fizike të plotë.

Dënimi që Sturridge mund të përballet nëse shpallet i fajshëm ende është në mjegull derisa FA të shpall të plot së cilat rregulla janë thyer.

Megjithatë FA ka udhëzime të mirë strukturuara për të gjithë lojtarët, menaxherët dhe zyrtarët e sportit kur është puna tek bastet.

Në prill të vitit 2017, ish lojtari i Anglisë Joey Barton është dënuar më 18 muaj suspendim pasi kishte vënë 1260 baste në ndeshje në një periudhë 10 vjeçare.

Por dënimi u zvogëlua në pesë muaj pasi që ai bëri ankesë por derisa i kaloi dënimi ai u bë menaxher i skuadrës nga League One, Fleetwood Town, e ku nuk shquhet për një karrierë të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat