Zbulohet kontrata e Solarit te Real Madrid

Futboll

Zbulohet kontrata e Solarit te Real Madrid

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:53
Santiago Solari

Santiago Solari është tashmë edhe zyrtarisht trajneri i ri i Real Madrid.

Santiago Solari u emëruar te Real Madridi si trajner i përkohshëm, mirëpo tani ai ka besimin e plotë të madrilenëve.

Madrilenët kishin kohën 15 ditë që ta emëronin trajnerin e ri, mirëpo që vendosën të vazhdojnë me argjentinasin deri në vitin 2020, 

Solari i ka fituar katër ndeshjet e para, duke i ofruar Real Madridit një komoditet rreth aftësive menaxheriale të tij.

Në katër ndeshjet e fituara, skuadra e Solarit shënoi plot 15 herë dhe pësoi vetëm dy herë.

Gjithçka u zyrtarizua pas fitores ndaj Celta Vigos, edhe pse mendohet se vendimi ishte marrë qysh më herët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat