Skënderbeu perfekt

Futboll

Skënderbeu perfekt

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:29
Skënderbeu perfekt

Vendimi drastik i UEFA-s, për dënimin e Skënderbeut sezonin e kaluar, bëri që në fund të kampionatit, nga ekipi korçar të largoheshin shumë nga titullarët që i dhanë titullin kampion. Futbollistë si goleadori Ali Soue, James, Sabien Lilaj, Gledi Mici, Tefik Osmani, Orges Shehi (që u bë trajner), etj., u larguan pasi skuadra nuk do të luante në Kupat e Europës.

Në pikëpyetje u vu dhe e ardhmja e shumë lojtarëve të tjerë, si Radas, Vangjeli dhe Muzaka, por që në fund vendosën të qëndrojnë në ekip, të paktën deri në janar të 2019.

Vendin e lojtarëve të larguar me eksperiecë dhe titullar të padiskutueshëm, do e zinin emra të rinj si; Dejvi Bregu, Gripshi, Krasniqi, Oto John, Aliti, etj. Kështu skuadra u riformatua, duke ulur dhe moshën mesatare, nga rreth 45 vjeç që ishte sezonin e kaluar, tashmë ka shkuar në 23.1 vite. Një ekip me lojtarë të rinj, të talentuar dhe dëshirë për të pasur sukses.

Rezultatet tregojnë se Presidenti, Ardian Takaj, ka fituar bastin, të paktën deri në këto momente. Ndonëse nuk është në krye të renditjes, ashtu si një vit më parë, ekipi i tij mbetet për titull.

Në javën e 13 të kampionatit një sezon më parë, Skënderbeu kryesonte renditjen e përgjithshme me 31 pikë, 9 fitore, 4 barazime dhe asnjë humbje. 25 gola shënonte në total sulmi i skuadrës bardhekuqe, ndërsa mbrojtja ishte më e mira e kampionatit, duke pësuar vetëm 8 gola.

Në sezonin aktual, pas 13 javësh kampionat, Skënderbeu i drejtuar nga trajneri, Orges Shehi, ka ndryshuar disi sepse ndodhet në vendin e dytë në renditje me 29 pikë, 2 më pak se Partizani që kryeson dhe dy më pak se vetja e sezonit të shkuar.

9 fitore ka dhe këtë sezon, por ndryshe nga viti i kaluar, aktualisht “bardhekuqtë” kanë barazuar dy takime dhe kanë humbur dy të tjera. Golavarazhi është 17 me 6, pra shënon më pak por njëkohësisht pëson më pak, në krahasim me sezonin e kaluar.

Sulmuesi i krahut, Dejvi Bregu, është lojtari me më shumë rrjeta të shënuara për Skënderbeun këtë sezon, por nuk mungojnë realizimet vendimtare të Gjergji Muzakës, Gripshit, Oto John dhe Krasniqit. Dhe nëse vijon me këto ritme, qartazi që skuadra korçare do të jetë një “kockë” e fortë për të gjithë rivalët. Ndonëse pagat dhe motivi kanë pësuar rënie, këto janë reflektuar pak ose aspak në rezultate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat