Tite rikthen Rafinhan e Alex Sandron

Futboll

Tite rikthen Rafinhan e Alex Sandron

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:46
Tite rikthen Rafinhan e Alex Sandron

Probleme me dëmtimet për Brazilin.Trajneri Tite ka bërë disa ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës. Philipe Coutinho i Barcelonës dhe Casmerio e Marcelo të Realit janë mungesat e mëdha të 5-herë kampionëve të botës për dy miqësoret e muajit nëntor.

Në vend të Casemiro-s është grumbulluar mesfushori i Barcelonës Rafinha Alcantara, i cili kthehet në kombëtare pas tre vitesh mungesë.Ndërkaq, Coutinho do të zëvendësohet nga mesfushori i Beijing Guoan, Renato Augusto, ndërsa Alex Sandro i Juventusit merr vendin e Marcelos.Mungesa e Coutinho-s ishte e paralajmëruar, sepse Barça kishte njoftuar që të enjten që fantazisti ka një dëmtim që do ta mbajë dy javë larg fushave.Tite shpresonte të kishte në dispozicion Marcelon, por mbrojtësi i majtë nuk është riaftësuar nga një dëmtim pësuar në El Clasico dhe nuk luajti as në Vigo të dielën. Ndërkohë numri 1 i stolit të Brazilit ka grumbulluar për herë të parë edhe mesfushorin e Napolit Allan.

Brazili do të ndeshet me Uruguain në Emirates Stadium në Londër të premten, para se të ndeshet me Kamerunin në Milton Keynes 4 ditë më vonë. Seleçao po përgatitet për Copa America, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Brazil, nga 14 qershori deri në 7 korrik..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat