Fjalë të Kloppit do ta befasojnë Shaqirin

Futboll

Fjalë të Kloppit do ta befasojnë Shaqirin

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:35
Falë të Kloppit do ta befasojnë Shaqirin

Reprezentuesi i Zvcirës vazhdoi me startin impresiv të sezonit me një tjetër paraqitje të mirë në fitoren e të dielës.Ky gol i tij ndaj Fulhamit, ka bërë që tani Xherdan Shaqiri të ketë shënuar apo asistuar në pesë prej gjashtë paraqitjeve të fundit me fanellën e ‘Reds’.
Shaqiri përballë ‘Kop’, duke e festuar golin e shënuar kundër FulhamitRreth kësaj forme të kosovarit, ka folur edhe trajneri Jurgen Klopp, që tha se ka pritje edhe më të mëdha nga 27-vjeçari, dhe se është lojtar i “momenteve vendimtare”.

“Po, madje edhe i ka tejkaluar. Çfarë mund të them?”, tha Klopp për Liverpoolfc.com, kur u pyet nëse Shaqiri ka arritur pritshmëritë deri tani këtë sezon.“Ai është thjesht një djalë fantastik, që është gjë shumë e mirë, dhe ai e di se ka ende shumë potencial për t’u përmirësuar”, vazhdoi Klopp për faqen zyrtare të klubit.“Por sigurisht se ai është djaloshi për momentet vendimtare, kështu është, dhe ne duhet të sigurohemi që do të qëndrojë kështu. Një tjetër performancë me të vërtetë e mirë, dhe për së tepër një gol fantastik, kështu që është me të vërtetë mirë”, përfundoi Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat