Gabigol refuzon skuadrën e njohur

Futboll

Gabigol refuzon skuadrën e njohur

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:49
Gabriel Barbosa

Sulmuesi Gabriel Barbosa ‘Gabigol’, ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

21 vjeçari brazilian i cili është i huazuar nga Interi te Santos në Brazil, duket i pavendosur për të ardhmen e tij.

Mediet në Brazil raportojnë se Gabigol ka refuzuar një ofertë të Flamengos.

Esporte 24 horas shkruan se Gabigol dëshiron të presë deri në fund të sezonit për të vlerësuar edhe ofertat tjera, para se të vendosë se cilës skuadër dëshiron t’i bashkohet.

Lojtari që është në pronësi të Interit, po kërkohet edhe në Premierligë, nga skuadra e West Hamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat