Eriksen nuk është i sigurt

Futboll

Eriksen nuk është i sigurt

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:45
Eriksen nuk është i sigurt

Christian Eriksen nuk është i sigurt nëse do të vazhdojnë negociatat për rinovimin e kontratës me Tottenhamin, raportojnë mediet britanike.

Danezi është duke u kërkuar nga top-klubet evropiane përfshirë edhe Barcelonën.

Eriksen me “Spurs” ka kontratë deri në vitin 2020, por “divorci” mes lojtarit dhe klubit anglez, pritet të ndodh më herët.

Eriksen thotë se për të ardhmen e tij vendos agjenti i tij.

“Unë kam agjentin tim që kujdeset për gjithçka, kështu që unë përqendrohem vetëm në lojë. Do të shohim”, tha Eriksen.

“Ka pasur shumë herë bisedime me Tottenhamin shumë herë, nuk mund të them nëse kanë përfunduar”, tha danezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat