Kushton 200 milionë euro

Futboll

Kushton 200 milionë euro

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:56
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ndoshta është një nga 19-vjeçarët që fiton më shumë. Ai paguhet 290 mijë paund në javë nga PSG. Vlera e tij në merkato kalon 200 milionë euro duke u bërë një nga futbollistët më të shtrenjtë. Gjithsesi kampioni i botës me Francën mendon se këto shifra janë të ekzagjiruara dhe të frikshme.

“Unë vij nga një familje modeste dhe këto shifra që qarkullojnë do t’i quaja të pahijshme, por, në fund të fundit, ky është tregu. Është një sistem i ndërtuar nga të tjerë dhe unë nuk mund të bëj revolucion i vetëm. Bota e futbollit kështu funksionon, ndaj na mbetet të pranojmë realitetin.” u shpreh sulmuesi.
Francezi foli edhe për objektivat e tij, por ruajti edhe një mesazh për brezin e ri. ”Qëllimi im është të mbetem ky që jam dhe mos të jem kopjo e askujt. Në jetën e përditshme ne duhet të ruajmë modestinë dhe të jemi të përulur. Mos rreshtni kurrë së ëndërruari, mos u stepini nga ata që nuk besojnë te ju, e rëndësishme është të ruani besimin në vetvete te ëndrra juaj”, përfundoi Mbappe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat