Problemet me dëmtimet, Tite modifikon listën te Brazili

Futboll

Problemet me dëmtimet, Tite modifikon listën te Brazili

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 07:16
Tite

Dëmtimet e disa futbollistëve titullarë do ta detyrojnë kombëtaren braziliane të improvizojë dhe të eksperimentojë në ndeshjet e radhës miqësore këtë muaj, të programuara në datat e FIFA-s.

Kështu mesfushori ofensiv i Barcelonës, Phelippe Coutinho i Barcelonës, si dhe mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, janë mungesat e mëdha të pesë herë kampionëve të botës, për dy miqësoret e muajit nëntor.

Coutinho do të zëvendësohet nga mesfushori i Beijing Guoan, Renato Augusto, ndërsa Alex Sandro i Juventusit mori vendin e Marcelos. Një tjetër lojtar që nuk do të jetë i gatshëm, është Casemiro, i cili la grumbullimin për shkak dëmtimi.

Ai do të zëvendësohet nga fantazisti i Barcelonës, Rafinha Alcantara, i cili kthehet në kombëtaren braziliane pas 3 vitesh, kohë gjatë të cilës ka vuajtur dëmtime të shumta.

Brazili do të ndeshet me Uruguajin në “Emirates Stadium” në Londër të premten, para se të ndeshet me Kamerunin në Milton Keynes katër ditë më vonë. Seleçao po përgatitet për Copa America, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Brazil, nga 14 qershori deri në 7 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat