Mesut Ozil refuzon oferta të çmendura

Futboll

Mesut Ozil refuzon oferta të çmendura

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 08:16
Mesut Ozil

Mesut Ozil kishte refuzuar oferta të çmendura nga klubet tjera, në mënyrë që të qëndrojë në Arsenal, sipas agjentit të tij, Erkut Sogut.

Mesfushori Mesut Ozil kishte refuzuar oferta të majme para se t’ia përkushtonte të ardhmen klubit londinez Arsenal, duke nënshkruar kontratë të re.

“Kemi pasur oferta vërtet të mëdha nga Azia. Kishte oferta të çmendura. Por, për Mesutin, paraja nuk ishte assesi faktori më i madh”, tha Sogut për Evening Standard.

“Natyrisht se paraja është gjë e rëndësishme për ta konsideruar, por njerëzit duhet të mos harrojnë se aftësitë futbollistike janë vetëm një aspekt për negocimin e një kontrate. Rëndësia komerciale e një futbollisti është vendimtare në këtë kohë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat